Prodhimi i dronëve nis këtë vit, ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu prezanton paketën ligjore

Prodhimi i dronëve nis këtë vit, ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu prezanton paketën ligjore

Këtë vit nis prodhimi i municioneve dhe dronëve “Made in Albania”. Detajet u bënë me dije nga Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu, i cili prezantoi në Komisionin për Punët e Jashtme paketën e re për ndryshimet ligjore lidhur me rritjen e kontrollit për eksportin, importin apo tranzitin e armëve të zjarrit. “Dy janë angazhimet e shtetit shqiptar: vijimi me një paketë ligjore që parashikon reformimin e ligjit për kontrollin shtetëror të transferimit të mallrave ushtarake dhe atyre me përdorim të dyfishtë, si dhe një projektligj tjetër për rregullimin specifik të armëve të zjarrit në vendin tonë. Detyrimet që na çuan drejt kësaj reformë burojnë nga protokolli i OKB kundër prodhimit të paligjshëm dhe trafikimit të armëve të zjarrit dhe nga ana tjetër dhe nga direktivat...