Procesi i integrimit, Shqipëria pret mbylljen e grupkapitujve të parë në vitin 2026

Procesi i integrimit, Shqipëria pret mbylljen e grupkapitujve të parë në vitin 2026

Viti 2025 shënoi përparimin më të madh të Shqipërisë në rrugën e anëtarësimit drejt BE-së duke ecur me një ritëm të shpejtë se më parë në procesin e negociatave të anëtarësimit, me hapjen e të gjashtë grup kapitujve të negociatave në pak më shumë se një vit. Në muajin prill u mbajt konferenca e katërt ndërqeveritare. “Sot sigurisht është një ditë shumë e mirë për ne, sepse kemi një tjetër konferencë dhe çelim kapituj të tjerë. Jemi tej mase të përkushtuar për të përmbushur të gjitha detyrat e kalendarit që është shumë ambicioz për të mbyllur të gjitha negociatat brenda vitit 2027”, u shpreh Rama. “Është vërtet inkurajuese të shikosh progresin që ka bërë Shqipëria në këtë rrugëtim. Sot ne po çelim një tjetër grup...