Procesi i anëtarësimit në BE, Rama-socialistëve: Duhet të jeni më të përthyeshëm, kur vjen ligji në Parlament duhet miratuara, jo diskutuar
Kryeministri Edi Rama, mblodhi sot grupin e parlamentar të Partisë Socialiste, ku në fokus ishte procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Kreu i qeverisë iu drejtua deputetëve të PS duke u thënë se kur vjen një ligj i caktuar në Parlament duhet miratuar dhe jo diskutuar. ‘Ju e dini që s’jam lehtësisht i përthyeshëm, ju ftoj që të jeni të përthyeshëm’, u tha Rama. “Të gjithë mekanizmin e gjerë dhe kompleks të arkitekturës së ligjit europian negociohet me komisionin, i imponohet qeverisë dhe vjen në parlament. Kur vjen, duhet miratuar, jo diskutuar, sepse që t’i hymë diskutimit të një ligji të tillë duhet të diskutojmë a duam të hymë në BE apo jo? Me të drejtë disa shokë dhe kolegë bëjnë gabimin që...
Burimi:
top-channel.tv