Procedura për “Sterilizimin”: Dy juristë të njohur ngrejnë pikëpyetje mbi themelin e procesit ndaj Beqajt
Debati publik mbi çështjen e shumëdiskutuar të koncesionit të sterilizimit, ku në akuzë është përfshirë edhe ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, duket se ka hapur një debat serioz lidhur me ligjshmërinë e vetë procedurës që ka prodhuar këtë proces penal. Dy analiza të fundit, ai i juristit dhe ish-deputetit socialist Plarent Ndreca dhe ai i ish-ministrit të Drejtësisë Ylli Manjani, kanë rihapur një debat që prek një pikë themelore të drejtësisë penale e që ka të bëjë me atë se, nëse procedura nuk respektohet, sa i qëndrueshëm është vetë procesi. Juristi Plarent Ndreca ka ngritur një shqetësim që lidhet me mënyrën se si është rifilluar hetimi për këtë çështje. Duke iu referuar dokumenteve të administruara gjatë punës së komisionit hetimor parlamentar për koncesionin e sterilizimit,...
Burimi:
javanews.al