Prezantimi i Programit të Bashkëpunimit Zviceran, Spiropali: Partneriteti me Zvicrën, i rëndësishëm për rrugëtimin europian të Shqipërisë

Prezantimi i Programit të Bashkëpunimit Zviceran, Spiropali: Partneriteti me Zvicrën, i rëndësishëm për rrugëtimin europian të Shqipërisë

Me ftesë të Ambasadores së Zvicrës në Shqipëri, Ruth Huber, Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, mori pjesë në prezantimin e Programit të Bashkëpunimit Zviceran 2026–2028. Gjatë fjalës së saj, Spiropali e vuri theksin te asistenca ndër vite e qeverisë zvicerane në fusha themelore si demokratizimi i Shqipërisë, forcimi i institucioneve, rritja e efikasitetit dhe cilësisë së shërbimeve tona. “Programi i fundit i zbatuar në periudhën 2022-25, ishte i strukturuar rreth 4 shtyllave mbajtëse: Qeverisja e mirë, zhvillimi ekonomik dhe punësimi, infrastruktura e shërbimeve, klima dhe energjia, si dhe shëndetësia.Të katërta këto shtylla pasqyruan dhe mbështetën direkt axhendën tonë të reformave. Por ky bashkëpunim nuk ka qenë vetëm mbështetje për institucionet. Ai ka pasur ndikim konkret në jetën e qytetarëve – për...