Pretenca e Hagës për ish-krerët e UÇK, Balla: Batërdi e tmerrshme, alarm i madh për shqiptarët!
Kuvendi i Shqipërisë doli sot, 12 shkurt, me një deklaratë të përbashkët për gjyqin që po zhvillohet në Dhomat e Specializuara në Hagë, ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, theksoi se kjo shkresë është në përputhje të plotë me qëndrimin që kjo forcë politike gjithnjë ka mbajtur ndaj procesit gjyqësor. “Sikur sot të ishte gjallë Adem Jashari, edhe ai, sipas këtyre prokurorëve duhej të dënohej me 45 vite burg se luftoi për lirinë e vendit të vet. Heroi ynë kombëtar bashkë me heronjtë e tjerë që u përmendën këtu, nuk mund të përballen me këtë akt-akuzë sepse pushtuesi i ka vrarë”, tha ai në nisje të fjalës së tij. Pretenca, tha ai, është një batërdi e tmerrshme dhe...
Burimi:
javanews.al