Presidenti të zgjidhet nga populli/ Nis seanca për amendamentet e Osmanit – LVV e LDK pro, PDK kundër! Mungon Lista Serbe

Presidenti të zgjidhet nga populli/ Nis seanca për amendamentet e Osmanit – LVV e LDK pro, PDK kundër! Mungon Lista Serbe

Fillon seanca për amendamentet e Osmanit që presidenti i Kosovës të zgjidhet me votat e popullit. LVV-ja u kërkon deputetëve t’i mbështesin amendamentet. Shefja e Grupit Parlamentar të partisë në pushtet,  Arbërie Nagavci, tha se kjo parti e mbështet votimin e këtyre amendamenteve, si dhe i ka ftuar edhe deputetët e partive të tjera t’i votojnë ato. “Përvoja na e ka dëshmuar që procesi i zgjedhjes në Kuvend është shoqëruar me marrëveshje jo parimore politike ose me situata të bllokimit institucional”, tha Nagavci. Sipas saj ky debat për zgjedhjen e presidentit nga populli nuk është i ri por më shumë se një dekadë dhe është pjesë e një reflektimi institucional. Nga ana tjetër Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka thënë se partia që...