Presidenti Begaj uron nisjen e ligjëratave të para në Universitetin e Tetovës: Fitore e dijes, kulturës dhe identitetit kombëtar
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka uruar Universitetin e Tetovës për nisjen e ligjëratave të para, duke e cilësuar këtë ngjarje si një moment historik të ndërtuar mbi sakrificë, përkushtim dhe vizion. Në një mesazh të tij të publikuar në rrjetet sociale, Begaj theksoi se ky universitet është një fitore e dijes, kulturës dhe identitetit kombëtar, duke përmendur gjithashtu se është simbol i qëndresës dhe shpresës për brezat e rinj. “Urime Universitetit të Tetovës në datën e nisjes së ligjëratave të para, një ngjarje historike e ndërtuar mbi sakrificë, përkushtim dhe vizion! Ky universitet është fitore e dijes, kulturës dhe identitetit kombëtar, simbol i qëndresës dhe shpresës për brezat e rinj. Lavdi atyre që sakrifikuan për këtë ideal fisnik! Uroj që Universiteti i...
Burimi:
top-channel.tv