Presidenti Begaj: Teknologjia po, por mjekësia është mbi të gjitha besim te pacientët dhe përgjegjësi

Presidenti Begaj: Teknologjia po, por mjekësia është mbi të gjitha besim te pacientët dhe përgjegjësi

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, theksoi rolin e pazëvendësueshëm të mjekut dhe rëndësinë e etikës në praktikën mjekësore, gjatë fjalës së tij në Konferencën XXII Kombëtare të Gastro-Entero-Hepatologjisë. Në fjalimin përshëndetës, Begaj e cilësoi konferencën si një hapësirë ku bashkohen ekspertiza, përvoja dhe pasioni i mjekësisë shqiptare, duke e konsideruar atë si një investim të drejtpërdrejtë në shëndetin dhe cilësinë e jetës së qytetarëve. Kreu i shtetit vlerësoi kontributin e figurave kyçe në themelimin dhe zhvillimin e kësaj fushe, ndërsa ndau edhe dimensionin personal të rikthimit simbolik në profesionin e mjekut, duke theksuar se mjekësia nuk është thjesht një zanat, por një mënyrë të menduari dhe përgjegjësi që e shoqëron individin gjatë gjithë jetës. Duke u ndalur te sfidat aktuale, Presidenti Begaj nënvizoi se sistemi...