Presidenti Begaj takim me mbretin e Jordanisë, diskutime për bashkëpunim më të madh ekonomik

Presidenti Begaj takim me mbretin e Jordanisë, diskutime për bashkëpunim më të madh ekonomik

Shqipëria dhe Jordania bëjnë një tjetër hap për të intensifikuar dialogun politik dhe për të nxitur një bashkëpunim më të madh ekonomik. Ky angazhim u riafirmua në Amman nga Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, dhe Madhëria e Tij, Mbreti Abdullah II, gjatë vizitës së Kreut të Shtetit në Jordani, me ftesë të Madhërisë së tij, Mbretit Abdullah II. Kjo vizitë do t’i japë një shtysë të re marrëdhënieve mes dy vendeve dhe do të shërbejë për ta konsoliduar bashkëpunimin politik, ekonomik, atë të sigurisë, si dhe zgjerimin në fusha të tjera me interes të ndërsjellë. Presidenti Begaj vlerësoi se ekziston potencial i konsiderueshëm për të forcuar dimensionin ekonomik të bashkëpunimit dhe zhvillimit të turizmit, duke theksuar rëndësinë që ka në këtë drejtim vendosja e një...