Burimi:
top-channel.tv
Foto © top-channel.tv
Presidenti Begaj pret ambasadoren e re të Greqisë në Shqipëri: Diskutuam forcimin e marrëdhënieve si vende fqinje
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka pritur sot Ambasadoren e re të Republikës Helenike, znj. Lambrini Komini, e cila i dorëzoi Kreut të Shtetit Letrat Kredenciale. Lajmi është bërë i ditur nga vetë Presidenti Begaj përmes një postimi në rrjetin social X, ku ai theksoi se gjatë takimit u diskutua për forcimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Greqisë si vende fqinje, si edhe për avancimin e bashkëpunimit afatgjatë mes dy vendeve në kuadër të partneritetit në NATO. “Sot mora Letrat Kredenciale të Ambasadores së re të Republikës Helenike, znj. Lambrini Komini. Diskutuam forcimin e marrëdhënieve si vende fqinje dhe avancimin e bashkëpunimit tonë afatgjatë si partnerë në NATO.”-shkruan Begaj në “X”. Top Channel