Presidenti Begaj mbledh në tryezën e iftarit gazetarët: Profesioni juaj, një formë e ‘agjërimit të fjalës’

Presidenti Begaj mbledh në tryezën e iftarit gazetarët: Profesioni juaj, një formë e ‘agjërimit të fjalës’

Me fjalët e Profetit Muhamed, Presidenti Bajram Begaj mblodhi bashkë në tryezën e iftarit gazetarë dhe punonjës të medias, me rastin e muajit të Shenjtë të Ramazanit. Duke e cilësuar gazetarinë si një formë të “agjërimit të fjalës”, kreu i shtetit theksoi se përtej agjendave zyrtare, na bashkon përulësia para të vërtetës dhe respekti për tjetrin. “Jemi mbledhur këtu sot pas Natës së Kadrit, natë e shenjtë, që në traditën islame përshkruhet si më e vlefshme se një mijë muaj së bashku. Ajo na kujton se një moment i vetëm përulësie, përmbajtje, sinqeriteti, peshon më rëndë se sa vite të tëra pa reflektim. Dhe ndoshta kjo është një kujtesë e çmuar edhe për misionin tuaj, te nderuar profesionistë të medias, sepse gazetaria, në kulmin e...