Presidenti Begaj liron nga detyra e ambasadorit Ferit Hoxhën, i hapet rruga dekretimit si Ministër i Jashtëm

Presidenti Begaj liron nga detyra e ambasadorit Ferit Hoxhën, i hapet rruga dekretimit si Ministër i Jashtëm

Presidenti Bajram Begaj ka liruar nga detyra e ambasadorit, Ferit Hoxhën, duke i hapur kështu rrugë dekretimit si Ministër i Jashtëm. Në njoftimin nga Presidenca thuhet “Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, dekretoi sot lirimin e z. Ferit Hoxha nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Misionin e Republikës së Shqipërisë pranë Bashkimit Evropian, rezident”. Hoxha do të zëvendësojë në këtë post Elisa Spiropalin. Kush është Ferit Hoxha? Ferit Hoxha u bashkua me Shërbimin e Jashtëm të Shqipërisë në vitin 1991 dhe ka qenë aktiv në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare që atëherë. Nga viti 1991 deri në vitin 1995, ai mbuloi marrëdhëniet e Shqipërisë me Bashkimin Evropian në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Shqipërisë. Në vitin 1995, shërbeu si...