Presidenti Begaj i dorëzon flamurin ekipit kombëtar që garon në Lojërat Olimpike dimërore

Presidenti Begaj i dorëzon flamurin ekipit kombëtar që garon në Lojërat Olimpike dimërore

Presidenti Bajram Begaj, i dorëzoi sot flamurin kombëtar ekipit olimpik Team Albania që do të përfaqësojë Shqipërinë në Lojërat Olimpike Dimërore 2026, të cilat do të zhvillohen në datat 6 – 22 shkurt 2026 në Milano dhe Cortina d’Ampezzo të Italisë. “Flamuri kuq e zi që po merrni sot është i “rëndë”. Ai mban në vete pritshmërinë e një vendi të tërë. Flamuri kuq e zi nuk ju kërkon domosdoshmërisht medalje. Ju kërkon dinjitet. Ai mishëron vlerat e paqes, respektit, krenarisë. Ai i tejkalon kufijtë përmes sportit. Flamuri kuq e zi ju kërkon të tregoni se Shqipëria është aty me ju, është e fortë, e denjë dhe e barabartë mes të barabartëve dhe mes më të mirëve të botës. Nisuni me besim! Garoni fort dhe...