Presidenti Begaj firmos dekretin, emërohet komandanti i ri i Forcës Detare
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka firmosur sot një sërë dekretesh që lidhen me drejtimin dhe gradatnë Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë. Me Dekret nr. 25, datë 16.01.2026, Kreu i Shtetit dekretoi lirimin e Nënadmiral Adnand Dëfrim Agastra nga detyra e Komandantit të Forcës Detare. Ndërkohë, me Dekret nr. 26, datë 16.01.2026, Presidenti Begaj dekretoi emërimin e Kundëradmiral Arsen Burhan Mullaj në detyrën e Komandantit të Forcës Detare. Gjithashtu, Presidenti i Republikës firmosi edhe dhënien e gradave madhore për tre drejtues të lartë të Forcave të Armatosura: Me Dekret nr. 27, u dha grada madhore “Gjeneral Brigade” për Kolonel Razije Kadri Mehmeti, me detyrë Drejtor në Drejtorinë e Bashkëpunimit Civilo-Ushtarak J-9, në Shtabin e Përgjithshëm të FA. Me Dekret nr. 28, u dha...
Burimi:
top-channel.tv