Presidenti Begaj bën bashkë mësuesit shqiptarë nga të gjitha trevat: Jeni garancia se integrimi nuk do të thotë asimilim
Në Ditën e Mësuesit, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, bëri bashkë mësues shqiptarë nga të gjitha trevat shqiptare dhe nga diaspora, në një ceremoni kushtuar kontributit të tyre për ruajtjen, përcjelljen dhe trashëgiminë e gjuhës shqipe. Në fjalën e tij, kreu i shtetit shprehu mirënjohje për të gjithë mësuesit shqiptarë, brenda e jashtë vendit, për misionin e tyre kombëtar. “Ju jeni ambasadorët tanë më të çmuar. Ju po parandaloni humbjen e shpirtit shqiptar në dallgët e globalizimit. Ju jeni ura që lidh brezat. Ju jeni garancia se integrimi nuk do të thotë asimilim”, u shpreh Begaj. Presidenti Begaj vlerësoi në veçanti punën e mësuesve shqiptarë në diasporë për ruajtjen e gjuhës amtare. “Sa herë humb një fjalë shqipe, humb edhe një pjesë e shpirtit tonë....
Burimi:
top-channel.tv