Prej 35 vitesh, familjarisht kontribojmë për PD”, Arlind Boshku sulmon Flamur Nokën pasi e përjashtoi: Na kërkoni…

Prej 35 vitesh, familjarisht kontribojmë për PD”, Arlind Boshku sulmon Flamur Nokën pasi e përjashtoi: Na kërkoni…

Ish-kryetari i Partisë Demokratike në degën e Durrësit, Arlind Boshku ka dalë dje me një reagim të fortë për Flamur Nokën. Ai shkruan në rrjetet sociale se familja Boshku ka qenë në çdo fushatë e betejë të Partisë Demokratike, prej 35 vitesh, pa kërkuar asgjë në këmbim, por vetëm me shpenzimet e veta. “Por e vërteta duhet thënë. Ndërkohë që ne mbulonim fushatat me kontributet tona, drejtues dhe kandidatë i kanë trajtuar këto sakrifica si pronë private pa transparencë, pa përgjegjësi dhe pa asnjë mbështetje reale për strukturat në terren”, shkruan ai. Arlind Boshku tregon se dje ndaj tij dhe sekretarit të degës është vendosur përjashtim, me një vendim të Kryesisë me firmë të Flamur Nokës. Pavarësisht se për çfarë shkeljesh thuhet në vendim, ish-kryetari...