Burimi:
top-channel.tv
Foto © top-channel.tv
Pr.ligji i Kongresit amerikan për Ballkanin, Berisha- Ramës: Janë sirena për ty! Jep dorëheqjen, dënimin do e kesh kapital
Kongresi i Shteteve të Bashkuara ka futus së fundmi në axhendë projektligjin e ri, “Akti për Demokracinë dhe Prosperitetin e Ballkanit Perëndimor”, me qëllim mbështetjen e demokracisë, zhvillimit ekonomik dhe sundimit të ligjit. Kjo iniciativë sipas kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, është një sirenë që bie direkt për kryeministrin Rama. “I dëgjoni ju tani sirenat e alarmit që bien nga Uashingtoni për korrupsionin e qeverisë së Edi Ramës dhe lidhjet e saj me drogën dhe krimin”, u shpreh Berisha nga Korça ku vijoi turin e tij të foltoreve. Ai tha se gjatë këtyre viteve demokratët janë përballur me tentativat për ta përçarë e izoluar dhe për ta lënë vendin pa opozitë. “Përpjekjet më kriminale për përçarjen e copëtimin e saj në projektet Shqipëria pa...