Burimi:
zeri.ai
Foto © zeri.ai
Porto Romano- Ahmetaj zbulon prapaskenat: Kompania LIDL ka marrë për 35 vite koncensionin e terminalit doganor
arben ahmetaj TIRANË- Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka akuzuar qeverinë se po dorëzon pasuri publike në duart e privatëve përmes projektit të Porto Romanos, që sipas tij i është dhënë një kompanie gjermane për 35 vite. Në një intervistë për “Çim Peka Live”, ai deklaroi se kompania “Lidl” ka marrë një koncesion për një terminal doganor me ekskluzivitet 35-vjeçar, me të drejtë rinovimi për 35 të tjerë edhe pse porti i ri ende nuk është ndërtuar. Sipas Ahmetajt, përfaqësues të kompanisë kanë nisur punimet në terren dhe qeveria ka kryer shpronësime nën argumentin e “interesit publik”, ndërsa në realitet projekti i vë në dispozicion një aset strategjik të shtetit një subjekti privat për dekada. “Problemi tjetër. Janë bërë shpronësime për interes të privatit të shitura si interes...