Porti do bëhet. Çfarë nuk bëhet me shumë lekë, bëhet edhe me më shumë lekë akoma
Nga Klodian Tomorri Sot kryeministri tha që organizatat ndërkombëtare të krimit janë shqetësuar shumë nga ndërtimi i portit në Porto Romano sepse aty nuk do bëjnë dot më trafiqe. I thotë dhe i thotë seriozisht këto. Por harron se qeveria ka shpallur investitorë strategjikë kriminelë të rrezikshëm. Me firmën e vetë kryeministrit. Dhe sikur të mos mjaftonte kaq, këtu u çua Accori për ortakëri biznesi me një nga bandat më të rrezikshme te vendit. Me gjithë Macronin e shkretë. Përveç kësaj tha dhe që janë ca vende, që po luftojnë kundër Portit. Porti i thatë i Maqedonisë së Veriut ishte planifikuar të ndërtohej në Strugë fillimisht-tha- pastaj e çuan në Shkup. Janë interesa, të mëdha, tha. Nuk përmendi emra vendesh, që po luftojnë kundër Portit...
Burimi:
syri.net