Politika në zi, ndahet nga jeta ish-ministri socialist

Politika në zi, ndahet nga jeta ish-ministri socialist

Ish-zv, kryeministri dhe ish-ministri i Bujqësisë i Partisë Socialiste, Zyhdi Pepa është ndarë nga jeta në moshën 79-vjeçare. Ishte kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, i cili dha lajmin nëpërmjet rrjeteve sociale. “Në emër të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste i shpreha sot ngushëllimet familjes së shokut dhe profesorit tonë Zyhdi Pepa, i cili u nda nga jeta. Zyhdi Pepa ka përfaqësuar Partinë Socialiste si deputet në dy legjislatura, gjithashtu ka qenë Zëvendës Kryeministër dhe Ministër i Bujqësisë. U prehsh në paqe Profesor”, shkruan Balla. Zyhdi Pepa ka shërbyer si ministër i Bujqësisë gjatë viteve 1991–1992, në një kohë kur bujqësia përbënte një nga sektorët më të ndjeshëm dhe jetikë të ekonomisë shqiptare. Mandati i tij përkoi me proceset e para të reformimit ekonomik, privatizimit të...