Politika në zi, ndahet nga jeta ish-deputeti socialist
Ish-deputeti i Partisë Socialiste Hamit Kosta, një figurë e njohur e jetës politike dhe publike në zonën e Peqinit, është ndarë nga jeta në moshën 70-vjeçare. Lajmin e hidhur e ka konfirmuar familja e Kostës, i cili prej më shumë se një dekade ishte tërhequr nga angazhimet publike. “Me dhimbje të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të xhaxhait tonë të dashur Hamit Kosta. Ai do të kujtohet gjithmonë për mirësinë, urtësinë dhe dashurinë që na dhuroi. Varrimi bëhet nesër në orën 14:00”, njofton familja. Hamit Kosta ka shërbyer si deputet i Partisë Socialiste, duke kontribuar në përfaqësimin e qytetarëve dhe në zhvillimin e zonës që përfaqësonte. Gjatë karrierës së tij, ai u vlerësua për përkushtimin, thjeshtësinë dhe lidhjen e fortë me komunitetin. Mirëpo, pas tërheqjes...
Burimi:
sot.com.al