Politika në një javë: Tensione, shkarkime dhe protestë

Politika në një javë: Tensione, shkarkime dhe protestë

TIRANË- Këshilli i Mandateve shqyrtoi të hënën për rreth 5 orë në Kryesinë e Kuvendit, kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut. Në mbledhje ishin të pranishëm edhe prokurorët e dosjes së Belinda Ballukut, si dhe kreu i SPAK, Klodian Braho. Pas mbledhjes, dy forcat politike dolën me qëndrime të kundërta. Partia Demokratike paraqiti raportin për ndërheqjen e imunitetit. Ndërsa Partia Socialiste njoftoi se raporti do të publikohet ditën e enjte, duke qëndruar për mosdhënien e autorizimit për arrestimin dhe duke ju bërë kërkesë deputetëve që të vijojnë procedurat në Kuvend. Të enjten, Kryeministri Rama mblodhi Grupin Parlamentar të PS-së si dhe kabinetin qeveritar. Në fjalën e tij të gjatë ai kritikoi drejtësinë dhe prokurorët, duke u shprehur se pezullimi i një...