‘Policia zhdukte denoncimet’/ Renato Mekolli flet për kërcënime nga politika, ish-gruaja e Ramës nxjerr ‘kthetrat’ për të mbrojtur…
Shefi i njohur Renato Mekolli ka rikthyer praninë e tij publike me një deklaratë të gjatë nga Miami, ku për herë të parë flet hapur për arsyet e largimit nga Shqipëria. Në një rrëfim emocional, ai hedh akuza të drejtpërdrejta ndaj segmenteve të politikës dhe institucioneve shtetërore, duke u shprehur se jeta e tij është kërcënuar dhe se denoncimet e tij në polici “zhdukeshin pa asnjë arsyetim”. “U largova për të shpëtuar veten. Jeta ime u kërcënua nga segmente të politikës shqiptare… çdo denoncim i imi zhdukej nga Policia jonë,” - shkruan Mekolli, duke shtuar se ka përjetuar dhunë fizike dhe psikologjike dhe se arriti në një pikë të errët personale para se të vendoste të largohej. Deklarata e tij përbën një akuzë serioze ndaj mënyrës së funksionimit...
Burimi:
syri.net