Policia publikon videon: 11 efektivë policie të plagosur nga molotovët
Policia e Shtetit ka dhënë detaje zyrtare lidhur me incidentet e regjistruara gjatë tubimit të sotëm, të thirrur dhe organizuar nga Partia Demokratike. Si pasojë e sulmeve me molotov, lëndë piroteknike dhe sende të forta para Kryeministrisë dhe sallës së Kuvendit, janë lënduar 11 punonjës policie, të cilët ndodheshin në krye të detyrës për garantimin e rendit dhe mbarëvajtjes së protestës. Efektivët e dëmtuar kanë marrë ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës dhe në repartin e djegies, ku janë vizituar edhe nga Drejtori Vendor i Policisë së Tiranës, Elton Alushi, si dhe Zëvendësdrejtori për Rendin, Dashnor Muhaj. Policia bën me dije se, pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme për ndalimin e akteve të dhunës, përmes qendrës së zërit, situata ka vijuar e tensionuar, duke detyruar ndërhyrjen për...
Burimi:
ntv.al