‘Policia provokoi protestën e 24 janarit’, Kepi: Hodhën gaz dhe qytetarët u goditën pa arsye
Gazetarja Alba Kepi, e ftuar në një emision televiziv, ka rrëfyer përjetimet e saj gjatë protestës së 24 janarit në Tiranë, ku policia përdori gaz lotsjellës dhe arrestoi qytetarë që, sipas saj, nuk kishin kryer asnjë akt dhune. Kepi deklaroi se ka ndjekur protestën nga afër, veçanërisht në fazën para Parlamentit, ku ndodhej në vijën e parë bashkë me protestuesit dhe deputetët. Sipas saj, situata u përshkallëzua si pasojë e provokimeve nga forcat e policisë. Ajo theksoi se edhe gratë pjesëmarrëse në protestë u bënin thirrje të tjerëve të mos i kapnin me duar tymnueset, nga frika se mund të shpërthenin. ‘Ka qenë një provokim i hapur,’ u shpreh ajo. Gazetarja tregoi se ishte pranë operatorëve shqiptarë dhe të huaj kur një qytetar u shkëput...
Burimi:
sot.com.al