Policia gaz lotsjellës masiv drejt protestuesve, lëndohet kameramani i Syri TV

Policia gaz lotsjellës masiv drejt protestuesve, lëndohet kameramani i Syri TV

Kameramani i grupit të xhirimit të Syri TV u dëmtua nga gazi lotsjellës i hedhur në mënyrë dispropocional drejt protestuesve para kryeministrisë me qëllim shpërndarjen e turmës.Gazi lotsjellës u hodh edhe nga tarraca e kryeministrisë, ndërsa dy autobote që dolën nga kryeministria hidhnin ujë pa limit drejt protestuesve. Qytetarët janë duke vrapuar për shkak të gazit lotsjellës masiv që hedh policia, informoi gazetari i Syri TV. Hedhja e gazit nga lart, shumë pranë qytetarëve dhe liderit të opozitës, ishte e qëllimshme për të frikësuar dhe shpërndarë me çdo kusht protestuesit nga Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”.