“Policët tërhoqën plasmasin dhe ngrohësja më ra pas koke”, Lapaj flet për TCh nga spitali: Mjekët më kanë dhënë disa ditë pushim, por do kthehem në shesh

“Policët tërhoqën plasmasin dhe ngrohësja më ra pas koke”, Lapaj flet për TCh nga spitali: Mjekët më kanë dhënë disa ditë pushim, por do kthehem në shesh

Kristi Gongo: Adriatik e ke kaluar natën në urgjencë, çfarë ndodhi Adriatik Lapaj: Rreth orës 12:20 punonjës të policië janë paraqitur te vendi ku rrimë para Kryeministrisë.Është e dokumentuar dhe me video. Kanë tërhequr plasmasin dhe janë rrëzuar ngrohëset. Njëra prej tyre me ka goditur në pjesën e pasme të kokës. Erdhi ambulanca. Gongo: Të ra gjendje të fikti? Lapaj: Ishte një moment që nuk po kuptoja çfarë po ndodhte. Po merrnin karrige e gjëra. Gongo: Çfarë thanë mjekët, si është gjendja Lapaj: Më futën në skaner, më bënë serume dhe disa ilaçe Gongo: Do dalësh sot nga spitali Lapaj: Më kanë rekomanduar 4-5 ditë pushim dhe me ilaçe. Gongo: Do qëndrosh në spital apo do largohesh Adriatik: Besoj do dal sot dhe do rikthehem...