‘Po të vjen populli!’/ Berisha sfidon Ramën: Nëse je burrë qëndro në zyrë në datën 24 janar
Kryetari i PD, Sali Berisha sfidoi kryeministrin Edi Rama duke i kërkuar të qëndrojë në zyrë të shtunën e 24 Janarit, kur opozita ka thirrur protestën kombëtare para Kryeministrisë. Nga foltorja e Kuvendit, Berisha akuzoi kreun e qeverisë se po bën avokatin e zëvendëses së tij, Belinda Balluku për ta shpëtuar nga arrestimi, pas akuzave të ngritura nga SPAK për korrupsion me tenderat. “Merr vetëm faktin, ku e ke tani Edi Ramën, ku është në këtë moment? Po bën avokatin e Lubisë në gjykatë. Merr faktin, merr vetëm dosjen e AKSHI-t, ku me urdhër të Surrelit merren peng biznesmenë që guxojnë të marrin pjesë në garë. Mos krahaso të pakrahasueshëm. Lëreni se po bën gjithçka të shpëtojë, por në mënyrë absolute data 24, ju që...
Burimi:
ntv.al