“Po shkojmë drejt ngujimit në bulevard!”/ Berisha: Ne do të vazhdojmë misionin
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se e gjithë Europa është duke pritur protestën e opozitës. Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së, Berisha u shpreh se gjithçka është në duart e të rinjve shqiptarë, e studentëve, e të rinjve punëtorë dhe gjimnazistëve. Ai u shpreh se janë qindra qytetarë që thonë se nuk duhet të largohemi nga bulevardi pa larguar Edi Ramën dhe se opozita po shkon drejt ngujimit në bulevard. Nga zyra e selisë blu, lideri demokrat tha se opozita do të vazhdojmë misionin e përmbysjes së kësaj narkodiktaturë dhe rikthimin e votës së lirë për shqiptarët. “Janë me qindra qytetarë që më shkruajnë dhe më thonë se nuk duhet të largohemi nga bulevardi pa larguar Edi Ramën....
Burimi:
ntv.al