“Po politizohet shërbimi i jashtëm”/ Spiropali i përgjigjet opozitës: Nuk do bëhet vetting, s’kemi qëllim të nxjerrim diplomatët jashtë sistemit (Batutat në komision)

“Po politizohet shërbimi i jashtëm”/ Spiropali i përgjigjet opozitës: Nuk do bëhet vetting, s’kemi qëllim të nxjerrim diplomatët jashtë sistemit (Batutat në komision)

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, iu përgjigj sot kritikave të opozitës lidhur me ligjin e ri “Për shërbimin e jashtëm në Republikën e Shqipërisë”, që Qeveria ka dërguar në Parlament për t’u votuar. Deputetët Oerd Bylykbashi dhe Saimir Korreshi kritikuan draftin e ekzekutivit, duke thënë se po përgatitet një vetting për diplomatët me qëllim që t’i hapet rrugë emërimeve politike për t’u futur në sistem. “Pse duhet vetting total i gjithë shërbimit? Ata që vijnë nga jashtë shërbimit e kanë më të thjeshtë rritjen. Sa do ta rrisë ky vettingu i diplomatëve nevojën për të thithur nga jashtë? Mos po kërkojmë të fusim në kontroll politik një nga ishujt që me zor po i rezistojnë politizimit? Me këtë ligj unë shoh...