“Po përballet me persekutim politik”/1 vit nga arrestimi i Veliajt, avokatët mbrojtës: Kryebashkiakut po i mohohet…

“Po përballet me persekutim politik”/1 vit nga arrestimi i Veliajt, avokatët mbrojtës: Kryebashkiakut po i mohohet…

Sot shënohet një vit nga vendosja në paraburgim e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Sipas mbrojtjes dhe përfaqësuesve të Veliajt, Kasowitz dhe Mishcon de Reya gjatë 365 ditëve të fundit paraburgimi i tij është përdorur në mënyrë të tepruar, pavarësisht se, sipas tyre, nuk ka prova që ai përbën rrezik arratisjeje, se mund të pengojë hetimet apo të kryejë vepra të tjera penale. Në reagimet publike theksohet se nga shkurti deri në korrik të vitit të kaluar, Veliaj është mbajtur i ndaluar pa u njohur zyrtarisht me akuzat për të cilat mbahej në paraburgim. Në shtator, ndalimi i tij u përdor nga Këshilli Bashkiak i Tiranës si bazë për një përpjekje për...