‘Po flet për intelektualë apo pseudointelektualë’/ Berisha reagon për Bashën dhe Bamir Topin

‘Po flet për intelektualë apo pseudointelektualë’/ Berisha reagon për Bashën dhe Bamir Topin

Gjatë bashkëbisedimit të tij me qytetarët në rrjetet sociale, Berisha u pyet se përse nuk fton në protesta figura intelektuale si Lulzim Basha dhe Bamir Topi. Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha reagoi duke i cilësuar ata si pseudointelektualë dhe jointelektualë, dhe duke i cilësuar si fatkeqësia e kombit. “Po flet për intelektualë apo pseudointelektualë? Po ta them me sinqeritet: kthehu pak në vitin 1990 dhe lexo çfarë kam thënë në revistën Drita, ku kam bërë dallimin mes intelektualëve dhe pseudointelektualëve. Pseudointelektualët janë fatkeqësia e kombit. Më mirë të mos i ngatërrojmë”, u shpreh Berisha. Ai theksoi se Partia Demokratike u ka dhënë atyre çdo mundësi, por sipas tij, këto figura e kanë përdorur partinë për interesa personale. “A nuk u dha kjo parti çdo...