Burimi:
ntv.al
Foto © ntv.al
“Po bëni avokatinë e Ballukut?” Rama: 16 mijë faqet? Do t’i kisha thënë prokurorëve të SPAK, çohuni e ikni!
Kryeministri Edi Rama u pyet në konferencën për mediat për kërkesën e SPAK drejtuar Kuvendit, ku kërkon heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut dhe autorizim për arrestimin e saj. “Keni dëgjuar ndonjë fjalë të vetme avokatie për rastin konkret nga ana jonë? Nuk besoj. As unë dhe askush nuk ka hyrë në përmbajtjen e rastit. Por, ky rast ndryshon nga të tjerat se ka ardhur te ne. Nuk është një rast në rrugën e pushtetit gjyqësor, që si shumë raste të tjera, prokuroria e ndjek pa pasur nevojë të ndalojë në derën tonë. Kur rasti vjen në derën tonë, flas të pushtetit legjislativ, atëherë pushteti legjislativ duhet të shprehet. uk është noter i prokurorisë. Këshilli i mandateve nuk është zyrë noterie, por kuazi gjykatë. Parlamenti...