Platforma e dialogut të hapur, Shqipëria duhet të përafrojë ligjet e saj me aktin europian të lirisë së medias
Shqipëria është në fazat e fundit sa i përket punës për rregullimin e legjislacionit për lirinë e medias. Ministrja për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin Adea Pirdeni, theksoi se në bashkëpunim me Brukselin po punohet jo vetëm me përshtatjen e ligjit por edhe per zbatimin e tij. “Reforma e medias nuk ka të bëjë vetëm me lirinë e shprehjes, por edhe me normimin e rregullave europiane që duhet të aplikohen në Shqipëri. Deri në dhjetor të këtij viti, Shqipëria duhet të miratojë këto ndryshime ligjore. Kjo iniciativë është marrë nga Kuvendi dhe të gjithë ne do të jemi një suport”, tha Pirdeni. I pranishëm në takimin për Platformën e Dialogut të Hapur, Jorida Tabaku u shpreh se nuk është marrë ende asnjë iniciativë për median, duke...
Burimi:
vizionplus.tv