Plani për resortin në Sazan, Meçollari: Gjiri i Vlorës ka rëndësi të veçantë strategjike në rast konflikti

Plani për resortin në Sazan, Meçollari: Gjiri i Vlorës ka rëndësi të veçantë strategjike në rast konflikti

Ish-komandanti i Forcave Detare, Artur Meçollari, i ftuar në një emision televiziv, ka folur mbi përdorimin e ishullit të Sazanit për projekte turistike, duke theksuar se zona ka një rëndësi të veçantë strategjike dhe ushtarake. Sipas tij, çdo vendimmarrje për zhvillim duhet të marrë parasysh pozicionin gjeopolitik dhe kapacitetet natyrore të Gjirit të Vlorës. Meçollari u shpreh se Gjiri i Vlorës ka kapacitete të jashtëzakonshme detare, duke kujtuar se historikisht, sipas dokumenteve dhe fotove të vitit 1916 gjatë periudhës italiane, zona ka mbajtur deri në 40–50 anije në spirancë. Ai theksoi se gjiri është i thellë, i mbrojtur natyrshëm nga krahët dhe nga elementë gjeografikë si Sazani dhe Karaburuni, duke ofruar mbrojtje të fortë ushtarake dhe dalje të shpejtë në Kanalin e Otrantos dhe Mesdheun...