Plani për 2026-ën, Rama ‘aktivizon’ ministrat! Mbledhje në Kryeministri

Plani për 2026-ën, Rama ‘aktivizon’ ministrat! Mbledhje në Kryeministri

Kryeministri i vendit Edi Rama ka mbledhur sot ministrat e kabinetit qeveritar. Mësohet se takimi informal po zhvillohet në godinën e Këshillit të Ministrave me në fokus planin e punës për këtë vit. Kujtojmë se grupi parlamentar i Partisë Socialiste u mblodh më 16 janar te Pallati i Brigadave ku u fol kryesisht për procesin e anëtarësimit dhe plotësimi i detyrave të caktuara nga Bashkimi Europian. Rama u shpreh sot para deputetëve të Partisë Socialiste se për Shqipërinë, 2 vitet e ardhshme janë tepër të rëndësishme. Ai theksoi se sfida më e madhe për integrimin mbetet sektori i prodhimit ushqimor, veçanërisht për produktet e sigurta dhe të besueshme.