Plagosi me thikë vajzën dhe një kalimtar rasti, Gjykata e Durrësit lë në burg 56-vjeçarin

Plagosi me thikë vajzën dhe një kalimtar rasti, Gjykata e Durrësit lë në burg 56-vjeçarin

Mikel Ndoj DURRËS- Gjykata e Durrësit ka lënë në burg 56-vjeçarin Mikel Ndoj, i cili plagosi me thikë vajzën e tij dhe një person tjetër. Mësohet se ai ka kërkuar lirimin, duke  e konsideruar veten të pafajshëm. Ai u arrestua për plagosjen me thikë të vajzës, Xhesika Ndoj, pranë vendit të saj të punës në Durrës, ndërsa i plagosur po ashtu mbeti edhe një kalimtar që ndërhyri për të parandaluar ngjarjen. Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e të martës, në lagjen nr.12 të qytetit, ndërsa shkak është bërë refuzimi i vajzës Xhesika Ndoj për t'u mos u bashkuar me të atin. Prindërit e vajzës ishin divorcuar 6 vite më parë për shkak të dhunës në familje dhe 56-vjeçari ishte larguar në Itali. Ndoj rezulton një person me...