PL: Rama dështoi në arsim dhe po shpopullon Shqipërinë, qeveria nuk ofron zgjidhje
Në një deklaratë për mediat, Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në PL, Arla Merja, kritikoi ashpër qeverisjen e Kryeministrit Edi Rama, duke e akuzuar për dështim në sektorin e arsimit dhe menaxhimin e jetesës së qytetarëve. Merja, theksoi se qeveria nuk ka adresuar kostot e larta të jetesës, mungesën e arsimit cilësor dhe largimin masiv të të rinjve nga vendi, duke ofruar zgjidhje propagandistike dhe jo politike reale. Ajo u shpreh se reforma në arsim ka dështuar, duke lënë studentët pa perspektivë dhe universitetet publike me besim të ulët, ndërsa qeveria ka shfaqur vetëm justifikime dhe projekte boshe. Fjala e plotë: Të nderuar qytetarë! Sot, pas 12 vitesh pushtet absolut, Kryeministri Edi Rama pranon indirekt dështimin e tij në arsim dhe në menaxhimin e jetesës në Shqipëri. ...
Burimi:
syri.net