Burimi:
syri.net
Foto © syri.net
‘Pirro Vengu të japë dorëheqjen’/ Vangjeli: Qeveria të dëmshpërblejë banorët nga katastrofa e përmbytjeve
Partia Demokratike ka akuzuar qeverinë për dështim të plotë në menaxhimin e situatës së krijuar nga reshjet intensive të shiut gjatë ditëve të fundit, duke e cilësuar gjendjen në disa qytete të vendit si alarmante dhe katastrofike. Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli, u shpreh se mbledhja e Komitetit Ndërministror të Emergjencave Civile, e thirrur dy ditë më parë nga Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu, nuk ka prodhuar asnjë rezultat konkret në terren. Sipas PD-së, qytetarë në Tiranë, Durrës, Lezhë, Gjirokastër, Vlorë, Cërrik, Elbasan, Pogradec dhe zona të tjera vijojnë të jenë të përmbytur dhe të izoluar në banesat e tyre, me dëme të mëdha materiale. Banorët raportojnë se institucionet shtetërore nuk u janë përgjigjur thirrjeve për ndihmë, ndërsa...