“Pirro Vengu ndanë Zeqinesë dhe Tonit që i dukej Ulësia si axhami”, satira e Gjekmarkajt për ndryshimet në Qeveri: Nallbati ishte tërbuar për Mamicën
Pirro Dengu, ndonëse i plagosur shpirtërisht, hyri në sallën e Kuvendit si bilbilenjtë para litarit, siç i ka hije sërës së tij, dhe zuri vendin historik që i takon pranë Zeniqesë! Një dhimbje tragjike mposhtej nga statura e tij madhështore! Ai mbronte vatanin, komandonte ushtritë dhe bënte terbiet gjeneralët e hazdisur, ulëriti Damo dhe pastaj, i mbytur nga dëshpërimi, u shkreh në vaj! Shalsi delikati ç’hoq ta qetonte! “Ç’do të bëhet tani me Shqipërinë?”, pyeti Ervin Hoxha me një shqetësim të thellë patriotik, dhe qimet e kresës iu ngritën perpjetë si fruzhë! Mbëmë në dorë të Nufit tobe estakfurullah, tha Klosi i shkretë, gjithmonë i fundit, por tashmë vetëm numër! Toni, njëri prej tre buajve të parlamentarizmës, i cili e braktisi atë parmendë për të...
Burimi:
top-channel.tv