Piranjat/ Sherri për tokën në Imshtë të Lushnjës – Çfarë fshihet pas konfliktit të Erion Braçes me pronarët?
Një konflikt pronësie që zgjat prej dy dekadash në fshatin Imshtë të Lushnjës është rikthyer në qendër të vëmendjes, duke prodhuar jo vetëm përplasje fizike në terren, por edhe një debat të ashpër ligjor dhe politik. Në mesin e kësaj stuhie qëndron deputeti Erion Braçe, i cili akuzon pronarët e certifikuar si "mashtrues ordinerë" dhe "grabitës të tokë publike", ndërsa dokumentet zyrtare tregojnë një realitet tjetër. Si nisi historia? Gjithçka u rindez pas postimeve të zotit Braçe në rrjetet sociale, ku ai pretendonte se toka pranë lumit Seman, e përdorur historikisht nga banorët, po grabitej nga "zengjinët e rinj". Mirëpo, e vërteta dokumentare rezulton më komplekse. Pasuria në fjalë zotërohet me certifikata të rregullt pronësie nga shtetasit Anduel dhe Elton Çekrezi, të cilët e kanë...
Burimi:
syri.net