Burimi:
syri.net
Foto © syri.net
Piktura, fjala dhe pushteti: paralajmërimi që u injorua.
Nga Felix Bilani/ Si piktura dhe fjala paralajmëruan një mënyrë pushteti që sot po e jetojmë Ky shkrim nuk nis nga politika. Niset nga pikturat. Nga ato vepra që, po t’i shohësh si artist dhe jo si tifoz, nuk komunikojnë por pushtojnë. Nuk dialogojnë por mbivendosen. Ngjyra nuk flet, bërtet. Forma nuk bind, dhunon. Kjo nuk është thjesht stil i fortë, është dhunë simbolike e pakanalizuar. Brenda artit, kjo dhunë mund të jetë ventil, por sapo kjo mendje del nga kanavaca dhe hyn në jetën reale, problemi bëhet politik, sepse një mendje që nuk dialogon në art, nuk dialogon as në shoqëri. Nga këto piktura del një strukturë mendore e qartë, zero kufij, zero negociatë, zero empati. Një mendje që nuk duron pluralitetin dhe e...