Pikëpyetjet mbi protestat në SHBA/ Sina: Deportime masive pati dhe nën administratën Obama – Clinton, askush s’u ngrit!

Pikëpyetjet mbi protestat në SHBA/ Sina: Deportime masive pati dhe nën administratën Obama – Clinton, askush s’u ngrit!

Protesta të fuqishme kanë shpërthyer në disa qytete amerikane si Minnesota dhe Los Anxhelos kundër agjencisë federale të emigracionit, ICE. Megjithatë, një analizë e shifrave historike të deportimeve ngre pikëpyetje të mëdha mbi natyrën e këtyre protestave, duke zbuluar një paradoks të habitshëm: asnjëherë më parë nuk është protestuar përkundër shifrave shumë më të larta të dëbimeve. Gazetari Beqir  Sina, i ftuar në emisionin ‘Syri i Botës’ në Syri Tv nën moderimin e Dori Dakës, shprehet se agjencia ICE u krijua pas sulmeve të 11 shtatorit 200, si pjesë e Departamentit të Sigurisë Kombëtare, me qëllim zbatimin e ligjeve të emigracionit dhe forcimin e sigurisë kufitare. Roli i saj kryesor përfshin hetimin, arrestimin dhe deportimin e personave pa dokumente. E megjithatë, vala aktuale e protestave...