Pezullimi i vizave nga SHBA, Balliu: Faji i Edi Ramës

Pezullimi i vizave nga SHBA, Balliu: Faji i Edi Ramës

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka reaguar pas lajmit për pezullimin nga SHBA i vizave për punësim, bashkim familjar dhe lotarinë amerikane. Në një video të publikuar në rrjetin social Facebook, Balliu ka fajësuar kryeministrin Edi Rama për vendimin që SHBA ka marrë për 75 vende. “Ky problem nuk ndodh për faj të qytetarëve shqiptarë, siç përpiqet gjithmonë ta justifikojë kryeministri, por për faj të drejtpërdrejtë të Edi Ramës dhe lidhjeve të tij me kartelet e drogës dhe krimin e organizuar,” shprehet Balliu në video. Ai shton se, për ata që thonë se “të gjitha qeveritë në Shqipëri janë njësoj”, ka një dallim të qartë: “Në kohën e Partisë Demokratike, Presidenti i Shteteve të Bashkuara zhvillonte vizita zyrtare me ekzekutivin në Shqipëri. Sot, shqiptarët...