Pezullimi i vizave amerikane? Spiropali: Trillim politik! Udhëhumburit e Tiranës kanë vënë kujën…

Pezullimi i vizave amerikane? Spiropali: Trillim politik! Udhëhumburit e Tiranës kanë vënë kujën…

Një ditë më parë, 14 janar, u njoftua për pezullimin e vizave amerikane për 75 shtete, mes tyre Shqipëria dhe Kosova. Lidhur me këtë lajm, ka reaguar sot, 15 janar, Ministrja e Punëve të Jashtme, Elisa Spiropali, teksa është duke udhëtuar drejt Kievit për një vizitë zyrtare ku do të pritet ga Presidenti Volodymyr Zelensky dhe Ministri i Jashtëm, Andrii Sybiha. Spiropali, përmes një postimi në rrjete sociale, e ka cilësuar pezullimin e vizave për Shqipërinë si “fabul” e “trillim politik”. Ajo thekson se vendimi i Shteteve të Bashkuara nuk ka bllokuar lëvizjen e udhëtimin e qytetarëve shqiptarë, sidomos ato për qëllime turistike, studentët, biznesi, vizita te familjarët apo evente të lidhura me punën. “Kam ndjekur me vëmendje gjatë gjithë mbrëmjes së djeshme rrebeshin e...