Pezullimi i Ballukut / Sot pritej vendimi, por Kushtetuesja kërkon më shumë kohë
Gjykata Kushtetuese është mbledhur këtë të martë (27 janar) për çështjen “Balluku”. Trupa gjyqësore prej 8 gjyqtarësh ka diskutuar në mledhjen e sotme mbi ankimin e Këshillit të Ministrave për vendimin e GJKKO-së për pezullimin e zv.kryeministres Belinda Balluku, por ka vendosur të marrë më shumë kohë për vendimarrjen. Pak ditë më parë, Gjykata Kushtetuese zhvilloi seancën publike për shqyrtimin e ankimit të Kryeministrit lidhur me vendimin e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), e cila ka vendosur pezullimin nga detyra të zëvendëskryeministres dhe njëkohësisht Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku. Gjykata e Posaçme nuk mori pjesë në seancën publike, pasi argumentoi se nuk mundtë legjitimohej si palë në një gjykim kushtetues ku kërkues është Kryeministri. Sipas GJKKO-së, pjesëmarrja e saj...
Burimi:
javanews.al