Pezullimi i Ballukut, Rama mbledh grupin e PS pak orë para vizitës në Bruksel: Do vijojmë betejën ligjore
Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot për më shumë se një orë grupin parlamentar socialist, pak para se të niset për në Bruksel ku do të pritet nga Presidenti i Këshillit Europian Antonio Kosta. Burime nga kjo mbledhje i thanë gazetarit të Top Channel Muhamed Veliu se kryesocialisti Edi Rama është shprehur për ta vijuar betejën ligjore për pezullimin nga GJKKO të zëvendës kryeministres Belinda Balluku. Kryeministri nuk ka dhënë detaje se si do të vijohet me këtë betejë. Mbledhja vjen pak ditë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila nuk mundi të marrë një vendim për kërkesën e kryeministrit Rama, duke lënë në fuqi vendimin e GJKKO-së për pezullimin e zv.kryeministres nga detyra. Edhe një ditë më parë në podcastin “Flasim”, kreu i qeverisë...
Burimi:
top-channel.tv