Pezullimi i Ballukut! Rama dorëzon sot ndryshimet në ligj

Pezullimi i Ballukut! Rama dorëzon sot ndryshimet në ligj

Edi Rama-Belinda Balluku TIRANË-Sot kryeministri Edi Rama në mbledhjen e grupit parlamentar, bashkë me Taulant Ballën dhe kryetarin e Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manjën do të dorëzojë nismën për ndryshimet ligjore që lidhen me kompetencat e gjyqësorit, pas vendimit për pezullimin nga detyra të zv/kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku. ZËRI paralajmëroi më herët se ndërhyrja ligjore do të kërkohet për nenin 242, paragrafi 2, të Kodit të Procedurës Penale, i cili u garanton imunitetin të zgjedhurve. Raportohet se masa e pezullimit do të shtrihet edhe tek anëtarët e qeverisë, Presidenti dhe funksionarë të tjerë të nivelit të lartë. Nëse në nenin aktual thuhet që masa e pezullimit nuk zbatohet ndaj personave të zgjedhur sipas ligjit elektoral, në nenin që do të propozohet parashikohet që masa e...