Pezullimi i Ballukut mbeti në fuqi, Rama: Budallallëk! Kushtetuesja s’gjeti dot forcën për të mos lejuar rimarrjen peng të qeverisë

Pezullimi i Ballukut mbeti në fuqi, Rama: Budallallëk! Kushtetuesja s’gjeti dot forcën për të mos lejuar rimarrjen peng të qeverisë

Edi Rama TIRANË-Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë mbi vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila la në fuqi vendimin e GJKKO për pezullimin e Belinda Ballukut nga detyra e zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë. Edi Rama: Shënimi i fundit i ditës, por jo për nga rëndësia, është ai që lidhet me Gjykatën Kushtetuese, e cila nuk e ka gjetur dot forcën për të mos e lejuar rimarrjen peng të qeverisë së Shqipërisë me një mjet të paparë dhe të padëgjuar në botën demokratike, siç është pezullimi i një anëtari qeverie nga një prokuror dhe një gjykatës  në një seancë paraprake, pra pa filluar akoma gjyqi. Kështu, Shqipëria bëhet për herë të dytë, në dy muaj, shembulli i parë i një budallallëku...